Qeveria greke paralajmëroi dje se vendi do të hyjë sërish në karantinë në rast se numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet. Autoritetet po kërkojnë një izolim të lokalizuar vetëm për Athinën, duke thënë se rastet e të infektuarve janë përhapur në çdo lagje të kryeqytetit. Para dy ditësh Athina kishte 174 nga 453 rastet e reja të koronavirusit në vendin fqinj dhe tashmë është etiketuar me kodin portokalli. Autoritetet ndërkaq ?presin që situata të përkeqësohet në çdo moment?. Gazetari i TCH, Artur Bibe tha se policia greke ka dalë në paturllim dhe bën thirrje me megafon që personat mbi 65-vjeç të mos dalin nga shtëpia. Gjithashtu ajo ka ndaluar qarkullimin dhe grumbullimin në sheshet kryesore të Athinës, ku është dhe numri më i lartë i të prekurve me COVID. "Mbrëmë në darkë pati një operacion në një nga lagjet e Athinës, ku policia me megafon i ftonte banorët të largoheshin nga sheshi pasi ndalohej qëndrimi aty. Kështu kufizimet do të jenë graduale jo më shumë se 6 veta në tavolina në bare dhe restorante, qarkullimi i kufizuar i personave mbi 65 vjeç, këta të fundit duhet të dërgojnë sms për të dalë nga shtëpia, mbyllja e shkollave etj. Pra është një situatë që mendohet se do të përshkallëzohet. Situata po vjen drejt asaj që mund të quhet një lockdown i ri. Dje Ministri i Financave të Greqisë deklaroi se Greqia mund ta përballojë dhe ekonomikisht një karantinë të dytë se këtu qëndro problemi më i madh te ekonomia e vendit"- tha Bibe.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel