Mish me bishtaja nga zonja Vjollca

2020-12-23 2

Mish me bishtaja
Përbërësit:
500 gr mish viçi ose qingji
1 qepë të thatë
4 qepë të njoma dhe 2 thelpinj hudhër
2 domate
1 lugë kafeje piper të kuq
800 gr bishtaja ( jeshile)
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin sat ë zverdhet pak. Shtojmë qepët dhe I kaurdisim sëbashku me mishin deri sa qepa të zbutet dhe hudhrat të prera në feta. Domaten e kemi qëruar nga lëkura dhe prerë në kubikë të vegjël e shtojmë në tigan dhe I përziejmë duke e lëmë të ziejë për 10 minuta dhe shtojmë piperin e kuq. Shtojmë bishtajet të freskëta ose të frigoriferit I përziejmë me kujdes dhe vendosim kapakun. Shtojmë kripë, piper të zi dhe shtojmë ujë, jo më shumë se niveli bishajave dmth mos të dal uji mbi to I lëmë të marrin një valë, ulim temperaturën nën mesatare dhe I lëmë për 30 minuta deri sa bishtajat të ziejnë 5 minutat e fundit shtojmë dhe majdanozin. Fikim zjarrin dhe e lëmë gatimin të qetësohet dhe e shërbejmë për 30 minuta.

Free Traffic Exchange