Ora News - Covid-19 në vend, 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 201 pacientë në spitale

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Nuk ndalet Covid, 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 201 pacientë në spitale.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 131 raste të reja infektimi me Covid-19 në vend.

Ndërkohë, 3 pacientë nuk kanë mundur që ta fitojnë luftën me virusin.

Shqetësues shfaqen shtrimet në spitalet Covid, ku numri i tyre ka shkuar në 201.

Ndërsa, personat e shëruar në 24 orët e fundit janë 47.

Në spital ? Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Vdekje ? Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Teste dhe raste -Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shërime ? Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 ? Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale 81364

Raste pozitive 12666

Raste të shëruara 7042

Raste Aktive 5257

Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2603

Durrës 564

Shkodër 380

Lezhë 301

Elbasan 297

Korçë 251

Fier 240

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 114

Dibër 82

Gjirokastër 82

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-ne-vend-131-raste-te-reja-3-humbje-jete-dhe-201-paciente-ne-spitale/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiI...

Free Traffic Exchange