Ora News - Caka: Nuk biem dakord me draftin e PS-së, se ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve

2020-12-23 1

#rtvora #rtvoranews



E ftuar në ORA News, ish-deputetja e LSI-së Silva Caka u shpreh se opozita nuk bie dakord me një draft të njëanshëm të PS-së.

Caka tha se mazhoranca tregoi se nuk ka dëshirë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Silva Caka: Ne nuk kemi se si të biem dakord me një draft të njëanshëm të PS-së. Mazhoranca tregoi se nuk ka dëshirë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Artifica ligjore që kanë shpikur për lista gjoja të hapura, është një nga treguesit e shumtë që kanë treguar kompleksin e mazhorancës, duke i rënë maska dhe të gjithë qytetarët e kuptojnë se ata vetëm zgjedhje nuk mbajnë dot. Prandaj shpikin Artifica të tilla për të qëndruar në pushtet.

Sipas Cakës, opozita nuk ofron propozime apo draft, se PS ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve ashtu sikurse ka bërë qysh në vitin 2013.

Silva Caka: Listat e hapura nënkuptojnë që qytetarët të votojnë atë që duan. Por me këto lista, të parët, të dytët dhe të tretët, që mund të kenë shumë më pak vota se ai i njëzeti, por për shkak se ky i fundit nuk kalon herësin apo atë mesataren, nuk zgjidhet në parlament duke mos përfaqësuar vullnetin e votuesve. Këto nuk janë lista të hapura, por të mbyllura. Ne nuk i duam këto lista, por i duam të hapura, në mënyrë që qytetarët të sjellin në parlament ata që duan. Ne nuk bëjmë propozime apo draft, se PS ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve ashtu sikurse ka bërë qysh në vitin 2013.

Caka shtoi se listat e hapura nuk janë një kauzë nga një person i caktuar pasi LSI e ka bërë një artikulim të tillë qysh nga viti 2008.

Silva Caka: Ne nuk biem dakord me propozimet e tyre madje kemi thënë që t?i drejtohemi OSBE-ODHIR. Kjo është hera e parë që kushtetuta për përfitime elektorale ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Ne nuk i shërbejmë Edi Ramës, prandaj nuk jemi në parlament. Ndërsa listat e hapura nuk janë një kauzë nga një person i caktuar. LSI e ka bërë një artikulim të tillë qysh nga viti 2008 me grevën e urisë, për mos ndryshimin e sistemit elektoral.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/caka-nuk-biem-dakord-me-draftin-e-ps-se-se-ka-treguar-se-nuk-u-qendron-marreveshjeve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv