KAVAJË- I veshur me një kanatjere dhe pantallona të shkurtra, policia ka arrestuar 45 vjeçarin Rizan Aliu në ambientet e brendshme të një apartamenti.
Rizan Aliu qëlloi me thikë dhe dhunoi në mënyrë barbare 60 vjeçarin Besnik Çelmeta, në një lokal në Kavajë, sepse ishte ofenduar pse ai i kishte thënë "të mos hidhte mbeturinat".E gjithë ngjarja ndodhi brenda një lokali, siç tregohet edhe në videon e siguruar nga Report Tv. Policia ka publikuar momentin e arrestimit dhe shoqërimin në polici të Rizan Aliut.
Përveç Besnik Çelmetës zbulohet se është dhunuar nga Rizan Aliu edhe nipi i tij, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Mariglen Aliu ka bërë gjithashtu në kallëzim, pasi ka shpjeguar në polici se xhaxhai i tij, Rizan Aliu ka qëlluar me thikë 60 vjeçarin dhe më pas kur ai ka hyrë për t'i ndarë, e ka dhunuar edhe atë, duke marrë një dëmtim në kofshë. Edhe Mariglen Aliu është trajtuar në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë është pyetur si person që ka dijeni edhe bashkëjetuesja e Rizan Aliut, Edlira Shallasi, e xila ka deklaruar në polici se bashkëjeton me Rizan prej 5 vitesh dhe ka qenë në dijeni të konfliktit të tij me fqinjin Besnik Çelmeta.
Ajo ka thënë se nuk ka qenë e pranishme në kohën e ngjarjes, por ka folur në telefon me bashkëjetuesin dhe i ka kërkuar që të dorëzohet në polici. Por nga ana tjetër, në pamjet filmike të siguruara nga policia, rezulton se Edlira Shallasi ka qenë përpara lokalit në momentin e ngjarjes dhe është larguar me Rizan Alian pasi ai ka dalë nga lokali me thikë në dorë.