Vrau me thikë të riun për një parakalim, autori pendohet. Gjykata e lë në burg për vrasje me dashje

2020-12-23 2

?Arrest me burg? për Arbër Koten që goditi me thikë për vdekje 33-vjeçarin në Durrës u dha gjate seancës gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. I arrestuari ka shfaqur pendesë duke deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë, kur e ka goditur në gjaknxehtësi e sipër.


Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi vendosi ?arrest me burg? për Koten i cili akuzohet për ?vrasje me dashje? dhe ?mbajtje pa leje e armëve të ftohta?. 26-vjeçari Kote u arrestua 2 ditë më parë për vrasjen e Idajet Dullës, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti çasti në rrugën para një subjekti fason në plazh.

Pas goditjes me thikë, Kote u largua nga vendngjarja, ndërsa Dulla si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Në fund të seancës avokati kërkoi ndjesë publike në emër të klientit të tij.

Vrasësi i 33-vjeçarit Idajet Dulla është djali i Astrit Kotes, ish-drejtor i burgut i arrestuar për përfshirje në lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kapobandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbërKota#Durrës #TopChannel