Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Në seancën gjyqësore ndaj Klejdi Kotes dhe shtatë bashkëpunëtorëve të tij, ka dëshmuar shoku i fëmijërisë së Kotes, Dino Rozi. Klejdi Kote dhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy punonjëset e bankës, akuzohen në këtë proces për vjedhjen e 250 milion lekëve Bankës Shqiptare, nëpërmjet mashtrimit. Dëshmitari ka deklaruar para trupit gjykues, se ka pranuar të ndihmojë Klejdin duke blerë një apartament në emrin e tij.
Më pas Dino Rozi, ka lëshuar një prokurë, për apartamentin e blerë me paratë e vjedhura dhe që është sekuestruar nga prokuroria. 8 dëshmitarë, të çështjes, nuk janë paraqitur për të dëshmuar. Prokurori Kudusil Shahu, ka kërkuar sjelljen me forcë në gjykatë të dëshmitarëve./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/