PD bojkoton keshillat e rinj bashkiak - (18 Tetor 2000)

2020-12-23 3

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike, nuk po pranon të marrë vendet e fituara gjatë dy raundeve të zgjedhjeve lokale, në këshillat e rinj bashkiak. Në një pjesë të prefekturave të vendit, ku ka filluar kalimi i pushtetit, nga zgjedhjet e katër viteve më parë tek të rinjtë, demokratët nuk kanë pranuar të zënë vendet e tyre. Kështu ka ndodhur në prefekturën e Kukësit, Vlorës, Beratit, por pritet të zbatohet edhe në pushtetin lokal gjatë ceremonisë që pritet të zhvillohet nesër në bashkinë e Tiranës.

Udhëheqja e PD, u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të saj, që të bojkotojnë pushtetin lokal, pasi siç thonë ata, ka dalë nga zgjedhje të manipuluara. Në ato zona ku këshilltarët e partive të koalicionit qeveritar, Aleanca për Shtetin nuk përbejnë shumicën, sipas ligjit, ky bojkot i demokratëve mund të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në ato zona./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/