Në 75-vjetorin e krijimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti Ilir Meta iu drejtua me një fjalë përshëndetëse takimit të nivelit të lartë ku vlerësoi rolin e OKB në gjithë këto vite për ruajtjen e sigurisë dhe rolin e saj si gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë. meta ka vlerësuar edhe rolin e Shqipërisë në këtë organizatë duke thënë se vendi i tij ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.