Reforma zgjedhore, e miratuar më 23 korrik me konsensus nga të gjitha palët politike, po shikohet nga qeveria si pengesë për Reformën në Drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë po kërkon ndryshimin e rregullave të lojës për gjyqtarët zgjedhorë, vetëm 2 muaj pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca votuan në parlament ndryshimet që prekin kolegjin zgjedhor.
Nga tetë gjyqtarë zgjedhorë të betuar si trupa që do të shqyrtojë ankesat për zgjedhjet e 2021, vetëm Edlira Petri nuk ka shprehur interesin për në Gjykatën e Lartë. Shtatë të tjerët përpara se të përzgjidheshin nga shorti synonin të bëheshin gjyqtarë supremë, një ambicie që ndërpritet nga ndalesat e ligjit për ngritjen në detyrë të tyre, për të cilin Etilda Gjonaj i kërkon parlamentit ta ndryshojë.
Gjonaj e llogarit ketë ndalesë si një ngërç për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj në Gjykatën e lartë që sipas saj sjell pasoja të drejtpërdrejta edhe në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Shprehimisht duke kërkuar shfuqizimin e një pike në nenin 149 në kodin zgjedhor, Gjonaj e cilëson ketë nen si pengesë serioze për mirëfunksionimin e dy gjykatave si dhe avancimin e reformës në drejtësi.
Ministrja sjell në vëmendje përplasjen mes dy reformave edhe sa i përket procedimit disiplinor të gjyqtarit zgjedhor, që sipas kodit zgjedhor ai ka mbrojtje të posaçme dhe nuk i nënshtrohet procedimit për të qëndruar jashtë presionit politik.
Por ndërkohë reforma në drejtësi nënvizon se çështja e procedimit të gjyqtarëve është kompetencë e dy institucioneve të reja të reformës KLD dhe KLGJ dhe sipas ministres veç prekjes së statusit të gjyqtarëve të garantuara nga reforma cenohen edhe kompetencat e inspektoratit të drejtësisë.
Ndaj dhe në ketë pikë ministrja kërkon ndryshim të ligjit dhe mbrojtje të posaçme të një gjyqtari të tillë vetëm për episode të përfshirjes në kolegj zgjedhor, kurse për të tjerat ai duhet të trajtohet si çdo gjyqtar tjetër për të shmangur sipas Gjonaj trajtimin e privilegjuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataeLarte#TopChannel