TIRANË - Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit. Por, sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ishte banesa e fundit e rindërtuar nga 65 shtëpitë, që u dëmtuan rëndë në shtator 2019.