Inxhinierja Luljeta Bozo në një intervistë për Report Tv tha se shkelja e rëndë e procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë solli tragjeditë e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo bëri thirrje të fortë që të gjithë inxhinierët të mos shkelin mbi parimet bazë, ndërsa shtoi se tërmetet artificiale janë të mira pasi evidentojnë gabimet e bëra në ndërtim, ku vetë inxhinierët përmes tyre testojnë projektin që kanë ngritur.