Siç raporton gazetari Merin Maçi, i gjithë konflikti dyshohet se ka nisur për motive banale ku i plagosuri Spartak Beqaraj dhe Aleksandër Mehmetaj, fqinj me njëri tjetrin janë konfliktuar më përpara, pasi 45 vjeçari i ka kërkuar 20 vjeçarit që të mos pijë drogë në sheshpushimin e pallatit, pasi kishte edhe fëmijë të mitur që luanin aty.
Ndërsa ditën e djeshme, Alesandër Mehmetaj i ka thënë 45 vjeçarit se "Pse më sheh" më pas ata janë përleshur me njëri tjetrin dhe sherri ka degradur në plagosje me armë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe Mehmetaj është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, pasi ka plagosur me armë zjarri në këmbë 45 vjeçarin, Spartak Beqaraj. Mësohet se Aleksandër Mehmetaj ishte shpallur në kërkim në Durrës për tentativë vrasjeje dhe ai njihej si një njeri problematik.