Lajme Arkiva 2000
Sot në seancën gjyqësore në Gjykatën e Faktit Tiranë, janë lexuar dëshmitë ku motra e viktimës Fatmir Thaçi, akuzon Kullën si vrasës të vëllait të saj. Në deklaratat e bëra pas ngjarjes në seancën e pyetjeve nga Gjykata e Faktit Athinë, Fatbardha Thaçi shprehet se ka qenë Kulla që ka vrarë të vëllain para syve të saj.
Nehat Kullën e njihja dhe më parë pasi e kisha parë në Televizion me uniformë gjenerale, ka dëshmuar motra e viktimës. Dëshmia e dhënë nga Fatbardha Thaçi është kundërshtuar nga avokati Dino Leli. Sipas tij deklarata e saj është kontradiktore e hedhur poshtë nga dëshmitarë të mëparshëm.
Sipas vetë Kullës, dëshmitarja nuk tregon të vërtetën kur shprehet se e ka parë më parë në televizion. Për herë të parë fotografi të miat me uniformë gjenerale janë publikuar në vitin 1998 dhe jo në vitin 1997 kur ka dëshmuar motra e viktimës, ka thënë Nehat Kulla./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/