A mund të kurohet pedofilia? Psikologia Taçi: ‘ Për të kuruar pedofilinë duhet kastrimi kimik’

2020-12-23 0

Por a mund të kurohet pedofilia, a ka një mënyrë për të shmangur dhe për ti kuptuar këto individë? Psikologia Taci u shpreh se kastrimi kimik dhe terapia me antidepresant është një mënyrë që mund të ndihmojë këto individë dhe shoqërinë që të mos ketë lëndime nga këto individë:
?? Një ineksion ku niveli I tosteronit ulet në nivele minimale. Pse testosteroni? Sepse është ai hormoni që ndikon në dëshirën seksuale dhe ndikon edhe tek ereksioni. Pra të ulet, të minimizohet gati të anullohet dëshira seksuale me shpresën që kjo ndikojë pastaj edhe tek mos aktivizimi I sjelljes karshi fëmijëve.
Por cdo të thotë kjo më konkretisht?
Kjo ka lindur për të ndërhyrë përsa I përket trajtimit të kancerit të prostasës, është vënë re se ënse ne ulim nivelin e testosteronit individi ka edhe efekte anësore përsa I përket shëndetit të tij global por edhe dëshirës seksuale. Dhe shpesh herë pedofilet e përdorin këtë sistem në disa shtete për të dalë nga burgu sepse nëse unë kërkoj kastrimin kimik atëherë shteti mua më nxjerr nga burgu dhe më detyron një lloj rehabilitimi. Por kjo nuk do të thotë se unë automatikisht nuk do të kryejë këto sjellje.
Sepse sipas saj nuk ndikon ndërhyrja me uljen e testosteronit duhen ndërhyrë me aspekte të tjera sepse duhet kuptuar se ky individë cfarë problematike ka në bazë dhe në bazë të problematikës dhe crregullimit bashkë me pedofilinë të trajtohet me antipsikotikë, antidepresivë dhe sigurisht mund të trajtohet dhe me elementin e testosteronit por më pas duhen pasur parasysh edhe cështjet etike shprehet ndër të tjera ajo.