Identikiti i pedofilit, ja cilat janë tiparet që e zbulojnë

2020-12-23 1

Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar psikotraumatologia Besarta Taçi foli për një plagë të shoqërisë shqiptare e cila gjithmonë e më shumë po trondit opinionin publikë. Abuzimet seksuale tek të miturit, janë kthyer në një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Besarta Taçi foli për indikatorët psikoemocional fizike,sjellor tek fëmijët e abuzuar si dhe cilët janë tiparët që zbulojnë identikitin e një personi që mund të quhet pedofil:
?? Personi i cili ka problematikën e pedofilis mund të kuptojë deri diku xhestin thuhet që këta individë janë egosintonik që do të thotë sjelljen që bëjnë karshi këtyre të miturve nuk e perceptojnë sit ë gabueshme, perceptojnë që nuk ka gabim. Kjo është një patologji e cila cilësohet në manualin e diagnostikimit ndërkombëtar le të themi sëmundjet mendore dhe cilësohet pikërisht si një çrregullim I orientimit, pra e dëshirës seksuale, një dëshirë seksuale që duhet të shkojë nga një I rritur tek një I rritur orientohet drejt një fëmije, dhe individi nuk individi në fragmente momentesh mund të kuptojë se është dicka e gabuar por nuk arrin dot të ndryshojë sjelljen e tij. Një nga elementët e rrezikshmërisë së këtyre individëve është që janë recidiv që do të thotë nuk arrjnë dot të ndalojnë kompulsionin e sjelljes së tyre dhe madje thuhet që individët që përjetojnë një burgim ka gjasa që kur të dalin të përsërin të nëjjtën sjellje nëse nuk trajtohen?? u shpreh psikologia Taci.