Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar psikotraumatologia Besarta Taçi foli për një plagë të shoqërisë shqiptare e cila gjithmonë e më shumë po trondit opinionin publikë. Abuzimet seksuale tek të miturit, janë kthyer në një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Besarta Taçi foli për indikatorët psikoemocional fizike,sjellor tek fëmijët e abuzuar si dhe cilët janë tiparët që zbulojnë identikitin e një personi që mund të quhet pedofil:
?? Personi I cili ka problematikën e pedofilis mund të kuptojë deri diku xhestin thuhet që këta individë janë egosintonik që do të thotë sjelljen që bëjnë karshi këtyre të miturve nuk e perceptojnë sit ë gabueshme, perceptojnë që nuk ka gabim. Kjo është një patologji e cila cilësohet në manualin e diagnostikimit ndërkombëtar le të themi sëmundjet mendore dhe cilësohet pikërisht si një çrregullim I orientimit, pra e dëshirës seksuale, një dëshirë seksuale që duhet të shkojë nga një I rritur tek një I rritur orientohet drejt një fëmije, dhe individi nuk individi në fragmente momentesh mund të kuptojë se është dicka e gabuar por nuk arrin dot të ndryshojë sjelljen e tij. Një nga elementët e rrezikshmërisë së këtyre individëve është që janë recidiv që do të thotë nuk arrjnë dot të ndalojnë kompulsionin e sjelljes së tyre dhe madje thuhet që individët që përjetojnë një burgim ka gjasa që kur të dalin të përsërin të nëjjtën sjellje nëse nuk trajtohen?? u shpreh psikologia Taci.
Por a mund të kurohet pedofilia, a ka një mënyrë për të shmangur dhe për ti kuptuar këto individë? Psikologia Taci u shpreh se kastrimi kimik dhe terapia me antidepresant është një mënyrë që mund të ndihmojë këto individë dhe shoqërinë që të mos ketë lëndime nga këto individë:
?? Një ineksion ku niveli I tosteronit ulet në nivele minimale. Pse testosteroni? Sepse është ai hormoni që ndikon në dëshirën seksuale dhe ndikon edhe tek ereksioni. Pra të ulet, të minimizohet gati të anullohet dëshira seksuale me shpresën që kjo ndikojë pastaj edhe tek mos aktivizimi I sjelljes karshi fëmijëve.
Por cdo të thotë kjo më konkretisht?
Kjo ka lindur për të ndërhyrë përsa I përket trajtimit të kancerit të prostasës, është vënë re se ënse ne ulim nivelin e testosteronit individi ka edhe efekte anësore përsa I përket shëndetit të tij global por edhe dëshirës seksuale. Dhe shpesh herë pedofilet e përdorin këtë sistem në disa shtete për të dalë nga burgu sepse nëse unë kërkoj kastrimin kimik atëherë shteti mua më nxjerr nga burgu dhe më detyron një lloj rehabilitimi. Por kjo nuk do të thotë se unë automatikisht nuk do të kryejë këto sjellje.
Sepse sipas saj nuk ndikon ndërhyrja me uljen e testosteronit duhen ndërhyrë me aspekte të tjera sepse duhet kuptuar se ky individë cfarë problematike ka në bazë dhe në bazë të problematikës dhe crregullimit bashkë me pedofilinë të trajtohet me antipsikotikë, antidepresivë dhe sigurisht mund të trajtohet dhe me elementin e testosteronit por më pas duhen pasur parasysh edhe cështjet etike shprehet ndër të tje...