Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Gjashtë muaj më parë u vendos që kjo sipërfaqe, pranë Institutit të Kërkimeve dhe Perimeve, të bëhej treg i rrobave të përdorura. Puna këtu ka kohë që ka mbaruar dhe pritet vetëm hapja e një porte, përmes të cilës, duhet të kalosh për në treg. Gjashtë muaj sorollatje për këtë rrugë, që kalon para godinës së institutit, i cili nuk pranon të hap shtegun. Astrit Musallari, kryetar i shoqatës së tregtarëve të rrobave të përdorura thotë:
?Tani kur të gjitha gjërat janë bërë gati dhe tregtarët i kemi gati, na pengon puna e rrugës. Instituti këtu nuk jep asnjë lloj alternative për t?u hapur kjo rrugë, e cila del me pretendime dhe pretekse të pabazuar?.
500 tregtarë kanë firmosur që të vendosen pranë tregut të ri, pasi një vendim i këshillit bashkiak, i ndalon ata të shesin në rrugë. Ndërkohë në të gjitha segmentet rrugore, të Tiranës, gjen mbi tre mijë tregtarë që shesin dhe të gjithë duan një sistemim, që të jenë të qetë./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/