Pamjet me dron nga shpërthim i komanduar te pallatit 13 katësh në Durrësi, do shembet pas dy javësh

2020-12-23 0

DURRËS - Një pallat 13 katësh në lagjen nr. 17 në Durrës është shpërthyer këtë të dielë (20 shtator) me qëllim dobësimin e strukturës.

Disa ditë më parë, forcat e xhenios tentuan të dobësonin muret e brendshme duke shpërthyer vetëm kapsollat detonatore, por pa dobi.Ajo do të shembet pas dy javësh ndërkohë që INUK ka kryer 12 shpërthime brenda pallatit këtë të dielë, nga një për secilin kat.

Pallati 13 katësh u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm.

Specialistët vendosën shembjen me eksploziv për të mos dëmtuar ndërtesat rreth tij. Shembja e pallatit është konsideruar rast i vështirë për shkak të pranisë së madhe të betonit në këtë objekt si dhe afërsisë me objektet e tjera.

Banorët ishin njoftuar disa ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur. IKMT ka publikuar gjithashtu pamjet me dron të shpërthimeve në secilin kat. Siç shihet edhe në video pluhuri ka mbuluar pallatin, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e mjaftueshme për t'a rrëzuar këtë pallat. Shembja përfundimtare do të ndodhë pas dy javësh.

Free Traffic Exchange