Arrestohet per dhune, por mungon akti i mjekesise ligjore

2020-12-23 1

Në seancën e ndërmjetësimit ? Shihemi në Gjyq?, në Tv Klan, Ilirjan Petriti është përballur më babain e tij Bujar Petriti, i cili kërkon që të dalë nga shtëpia edhe pse është me arrest në shtëpi, kjo për faktin se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshores. Gjatë seancës doli në dritë se Ilirjani nuk është kapur në flagrancë nga policia kur po ushtronte dhunë dhe se mungojnë dokumentat e aktit të mjekësisë ligjore përmes së cilës gjykata apo prokuroria do vendosë për dëmin që ka shkaktuar përmes dhunës.
Eni Çobani: Situata që është përshkruar në dokumenta është goxha e rëndë dhe gjëja që më bën mua përshtypje është kapja në flagrancë.
Ilirjan Petriti: Zonja Eni, nuk më ka kapur askush në flagrancë.
Eni Çobani: Në rastin tuaj, këtu pretendohet se ju keni qëlluar me shpullë ish-bashkëshorten tuaj. A të kanë kapur në flagrancë?
Ilirjan Petriti: Absolutisht jo, unë kam numrin e shefit të Rrogozhinës në orën 7 e 16 minuta. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur, ti je zoti Ilirjan Petriti, po i thashë unë, e më tha a do vish për sqarim në rajonin e përgjithshëm.
Eni Çobani: Pse ku ishte ti?
Ilirjan Petriti: Unë isha në Peqin duke pirë kafe me një shokun tim.
Eni Çobani: Ti ishe në kafe dhe në letra shkruan që ti je kapur në flagrance?
Në një telefonatë, Eni Çobani ka folur me ish-bashkëshorten e Ilirjanit, Pranvera dhe ajo ia ka pohuar se Iliriani nuk është kapur në flagrancë nga policët gjatë dhunës që ka ushtruar ndaj saj. Eni gjithashtu ka theksuar se nuk ka të dokumentuar aktin e mjekësisë ligjore, që është një akt themelor në bazë të cilës më tej gjykata apo prokuroria do të vendosë për dëmin që i keni shkaktuar përmes dhunës.
Eni Çobani: Bujar çfarë kërkoni nga kjo seancë ndërmjetësimi?
Bujar Petriti: Unë kërkoj që të largohet djali sa më parë nga shtëpia.
Ilirjani Petriti: Po jo u bab, ku të rrij unë?
Eni Çobani: Ku ta çojmë Ilirjanin, ta nxjerrim në rrugë?
Bujar Petriti: Më vjen turp nga njerëzit.
Ilirjan Petriti: Nuk ka pse të të vijë turp sepse ne na njeh i gjithë Peqini dhe Rrogozhina. Pse nuk beson fëmijën tënd që unë nuk e kam bërë këtë gjë? Zonja Eni të lutem zbute babin se nuk kam çfarë i bëj unë.
Eni Çobani: I është dhënë një adresë policisë dhe në momentin që gjykata ka bërë vlerësimin e kësaj mase, arrest në shtëpi, adresë ka patur adresën tuaj dhe në këtë moment dhe të duash ti si pronar i kësaj adrese, nuk e nxjerr dot jashtë djalin tuaj sepse e ke me arrest shtëpie.
Bujar Petriti: Unë do mbështetem vetem tek fjalët e zonjës Eni.
Në fund të seancës Bujari ka pranuar të takohet me djalin e tij Ilirjani dhe ta pranojë në shtëpinë e tij deri sa t?i jepet vendimi nga gjykata. /tvklan.al

EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fun...