#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan | Një zbulim i vazhdueshëm i gjithçkaje të bukur që na rrethon. Një takim me artizanë, artistë, arkitektë, historianë, politikanë, sportistë, stilistë vjen plot hijeshi nëpërmjet objektivit të ?Jo vetëm modë?.
Një koncert ndryshe, pa publik në një sallë të re, një performancë e veçantë për inagurimin e skenës së re të Klan Kosovës. Këngëtarja Inva Mula në shoqërinë e orkestrës së televizionit, në piano Genc Tukiçi ka falenderuar artistët që e mahnitën 50 vite më parë, kur ajo ishte fëmijë.
Koncerti ?Të du Kosovë? ka sjellë repertorin e këngëtarëve më të famshëm të Kosovës si Nexhmije Pagarusha, Liliana Çavolli, Muharrem Qena, Sabri Fejzullahu etj të kënduara nga Inva Mula.
?Jo Vetëm Modë? nën drejtimin e moderatores Orinda Huta në Tv Klan ka shkuar në prapaskenat e koncertit në Prishtinë të sopranos Inva Mula, ku përveç koncertit Inva Mula ka treguar edhe për periudhën e izolimit se si e ka kaluar ajo.
Inva Mula: Gjëja më e mirë e pandemisë ishte kthimi në familje, ajo afërsia e përditshme që mua personalisht më ka munguar gjithmonë. Kam qenë gjithë kohës në lëvizje, në udhëtime, në koncerte dhe ishte hera e parë që duhet të rrija pranë familjes. Ishte gjëja më e çmuar, tani duhet të matemi mirë kur ikim.
Orinda Huta: Kjo shërbeu edhe për t?ju rikthyer Shqipërisë, vendeve të bukura.
Inva Mula: Unë kam zbuluar Shqipërinë dhe jam mrekulluar. Më ka ardhur shumë keq që nuk e kam bërë edhe më përpara, më ka munguar koha. Turizmi në Shqipëri ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ne njohim turizmin bregdetar, por turizmi malor, turizmi i liqeneve, turizmi kulinar.
Orinda Huta: Të mungon ndonjë gjë nga ajo që ke bërë më parë?
Inva Mula: Më mungon skena dhe kur mendoj që të gjitha projektet të cilat ne gjithmonë i ndërtojmë shumë vite më parë. Projekti asnjëherë nuk vjen spontanisht, janë anulluar koncerte shumë të rëndësishme që ne i kishim programuar dy vite më parë, kishim kontrata të nënshkruara, kanë rënë të gjitha. Njeriu duhet të mendoj që në çdo moment të gjej të bukurën e jetës, duhet të gjej mënyra të tjera të të shprehurit.
Orinda Huta: Ti ke një vajzë e cila është e vogël, ka qenë e vështirë kjo periudhë për të? Që t?ja shpjegosh, vendosja e maskës në çdo vend ndoshta ka qenë pak frustruese.
Inva Mula: Po sigurisht, por fëmijët çuditërisht adaptohen më shumë se asnjë njeri tjetër dhe ndoshta atë frikën e pandemisë nuk besoj që e kanë ndjerë e kanë marr edhe me sportivitetin në radhë të parë që nuk kanë pasur shkollë.
Orinda Huta: Do rikthehem edhe njëherë tek pandemia, kemi parë shumë personazhe publik që janë rikthyer gatimit, vet je rikthyer?
Inva Mula: Sigurisht, jam rikthyer gatimit dhe kam bërë vërtet gjëra që nuk e mendoja si pica, si aktivitet me vajzën e bëmë bashkë. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Faceb...