#tvora #rtvoranews
Arrestohet në flagrancë për armëmbajtje pa leje , kundërshtim i punonjësit të policisë dhe dhunë në familje shtetasi Elton Meta, i cili mbrëmjen e djeshme me një armë zjarri kërcënonte se do të vriste veten.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrezik, por edhe të autorit pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës.
Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të RENEA-s, Elton Meta u dorëzua.
31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.
?Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Kundërshtim i punonjësit të policisë? dhe ?Dhunë në familje?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kercenoi-se-do-te-vriste-veten-arrestohet-per-per-armembajtje-pa-leje-e-dhune-ne-familje-31-vjecari/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv