http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i denoncimeve të qytetarëve për dhunë nga e policia është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2020 janë regjistruar 4854 ankesa, krahasuar me 3249 të vitit të shkuar. Dhuna e pretenduar nuk ka munguar as gjatë kohës së izolimit nga COVID-19. Në muajin prill janë depozituar 2020 denoncime ndërsa në muajin maj 1020. I lartë ka qenë edhe numri i ankesave për shoqërimet nga patrullat e policisë, sidomos për protestat e mbajtura gjatë kësaj periudhe, të cilat ndaloheshin me ligj. Në këtë drejtim sindikata e Policisë shpreh shqetësimin për mungesën e psikologëve në ambientet e komisariateve. SABEDIN FISHTASINDIKATA E POLICISEDeri tani janë vendosur vetëm në strukturat e forcave speciale. Në strukturat e tjera mungojnë këto psikologë. Psikologu në këtë mes do të kishte evidentuar një pjesë të mirë të këtyre ndërhyrjeve, apo qoftë edhe të eliminimit të disa individëve brenda policisë, të cilët nivelin e stresit e kanë të lartë. Ata duhet të shmangen nga shërbimi dhe tu jepet një mundësi që të rehabilitohen dhe më pas të rikthehen në shërbim.Edhe institucioni i avokatit të popullit këmbëngul për kontrolle për të vlerësuar shëndetin mendor të efektivëve të policisë. JORIDA RUSTEMI KESHILLTARE ?AVOKATI I POPULLIT?Policia vepron relativisht në një mënyrë të ndryshme. Trajnimet janë të centralizuara dhe për rrjedhojë edhe sikur të kishte psikologë brenda një institucioni, ai do të ishte zbatues e asaj që do të ofrohej. Këto struktura duhet të kalojnë në një vlerësim të herëpashershëm të shëndetit mendor për të kuptuar nëse ka problematika dhe nëse këto problematika me një ndërhyrje mund të kenë rezultate.Shërbimi i kontrollit të brendshëm ka analizuar ankesat e qytetarëve sa i takon pretendimeve të tyre për dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë proceduar penalisht 177 punonjës të policisë.