Një udhëtim mbreslënës përgjatë lumit Shkumbin, saktësisht në afërsi të fshatit Vil Bashtovë të Kavajës, aty ku dhjetra peshkatarë kanë vendosur mbi shtratin e lumit rrjeta të mëdha ose bilancierë, duke e kthyer peshkimin në një punë dhe zanat fitimprurës. Në focus të emisionit Veri Jug vjen me rrëfimet e tij peshkatari Kujtim Drogia, I cili tregon mbi traditën e të parëve të tij që janë marë edhe ata me peshkim dhe, më pas, e kanë nxitur atë të investojë për blerjen e bilancierit dhe stacionin e vogël të peshkimit. 20 deri 30 kg peshk në ditë me një bilancier që ulet e ngrihet mbi 200 herë gjatë 24 orëve. Sekretet e punës së peshkatarit dhe peshkimi si një e ardhur ekonomike për familjen Drogia.
Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv