Kufijtë e mbyllur me vendet e rajonit, kanë dëmtuar bizneset, sidomos ato në Gjevgjeli. Mungon lëvizja e grekëve të cilët janë konsumatorët më të mëdhenj në këtë pjesë të vendit. Banorët thonë se mungesa e fqinjëve grek të cilët mbërrijnë në Gjevgjeli për shërbime nga më të ndryshmet ka lënë pa punë shumë prej tyre.