Rubrika ?Në librari? këtë fundjavë vjen me katër tituj të rinj. Përmes romanit ?Kafsha e zemrës? nobelistja Herta Muller u rikujton lexuesve riskun e diktaturave. ?Deri në frymën e fundit? sjell gjurmët e pashlyeshme, që lë fëmijëria në jetën e njerëzve, ndërsa në romanin ?Le të na bashkojë era? vjen një rrëfim dashurie. Por, nuk mungojnë aventurat e trazovaçit Tom Sojeri nga Mark Twein për lexuesit e vegjël.
?Kafsha e zemrës? e Muller-it, rikujton rrezikun e diktaturave
Gjurmët e fëmijërisë sonë, në librin ?Deri në frymën e fundit?
Aventurat e trazovaçit Tom Sojeri, në një tjetër përkthim
?Le të na bashkojë era? sjell një histori dashurie