Sabri Godo e Paskal Milo iu pergjigjen deklaratave greke per Himaren - (17 Tetor 2000)

2020-12-23 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Acarohen marrëdhëniet shqiptaro-greke për çështjen Himara. Ka mjaftuar një deklaratë e vëzhguesve europian, lidhur me parregullsinë në procesin e votimit, në bashkinë e Himarës, që Komisioni i Jashtëm parlamentar, të kundërpërgjigjet me një deklaratë, e cila do të miratohet në seancën e parë plenare të parlamentit.

Sabri Godo, Kryetar i Komisionit të Jashtëm:- ?Fakti që pati disa ndërhyrje nga Ambasada Greke dhe nga një grup deputetësh grek, të cilët kanë ardhur këtu me iniciativën e tyre, nuk mund të kalojë në heshtje, sepse është shkelur kodi zgjedhor dhe Kushtetua e Shqipërisë. Këta deputetë mesa duket shkuan dhe më tej, jo vetëm që zhvilluan propagandë në rrethinat e këtyre qendrave elektorale, por dikush prej tyre dhe ka hyrë në qendrat e votimit. Në bëjmë pyetjen se pse policia shqiptare, ka lejuar të bëhet një shkelje e tillë? Megjithatë unë mendoj, se policia ka treguar një mençuri, sepse më në fund ata, duke hyrë në qendrat e votimit, bënë një denoncim të vetvetes. Ne shfaqim shqetësimin tonë edhe për disa deklarata të personaliteteve greke, si kryeministri grek, ministri i Mbrojtjes Xoaxopulos, etj?.

Ministri i Jashtëm Paskal Milo, kërkon nga Greqia, të mos e dramatizojnë organizmat europian, çështjen Himara.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- ?Një njësi zgjedhore siç ishte Himara, me tre mijë apo katër mijë zgjedhës, nuk mund të përbëjë një problem në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe as nuk mund të bëhet një çështje ndërkombëtare, që të krijojë shqetësime në Europë. Përkundrazi, ne mendojmë, që zgjedhjet që u bënë në Shqipëri ishin të lira e demokratike?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/