U vra me thikë pas sherrit për bllokimin e rrugës, banorët: Aks problematik, të gjithë parkojnë keq

2020-12-23 1

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e plazhit ku mbeti i vrarë Idajet Dulla  pas një sherri për parkimin e keq, banorët shprehen se këto sherre janë të zakonshme në këtë rrugë. Ata shpreh për Report Tv se kjo rrugë është shumë mbingarkuar duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe fëmijët kur kalojnë, ndërsa shtoi se parkimi i keq duke bllokuar rrugën ndodh shpesh në këtë aks.

Orët më problematike për to janë mëngjesi dhe 15:00-16:00 kur njerëzit kthehen nga puna. Prania e fasonerisë gjithashtu ka shtuar fluksin e mjeteve dhe parkimeve.

"Orët më problematike janë të fluksit të lartë në mëngjes dhe në drekë kur dalin nga puna. Ne që lëvizim me biçikleta rrezikohemi, por tolerojmë duke i hap rrugë njëri tjetrit. Mirë do ishte prania e një polici këtu", tha një banor.

"Parkimi nga dy krahët është pika probleme se ngushtohet rruga shumë, të paktën të pozicionohen në një krahë, duhet një rregull se është problematike e theksuar", tha një tjetër.

"Qarkullimi bëhet shumë i rëndë se është edhe fabrika këtu, ka shumë probleme. Të vish në orën katër këtu është probleme i madh", tha një tjetër.