Durrës/ Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin, arrestohet autori: U vetëmbrojta se më fyeu dhe qëlloi

2020-12-23 1

Pas disa orësh kërkimi arrestohet Arbër Kote, autori i plagosjes në Durrës, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Idajet Dulla. Një sherr i çastit për zënien e rrugës, ka bërë që Arbër Kote të nxjerrë një thikë dhe të qëllojë në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Pas arrestimit Arbër Kote është shfaqur i penduar për vrasjen duke thënë para grupin hetimor se sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës.

Sipas dëshmisë së Kotes, ai thotë se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

?I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq?, ka thënë Kote para grupit hetimor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku viktima, Idajet Dulla dhe Arbër Kote, 26 vjeç, banues në Durrës janë konfliktuar për një vend parkimi të zënë dhe gjatë sherrit Kote nxori thikën duke e qëlluar 33-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Kote u arratis në këmbë, por që u arrestua nga policia disa orë më vonë. Mësohet se Arbër Kote është djali i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili favorizoi lirimin para kohe të Lul Berishës.

Viktima Idajet Dulla ishte me profesion shofer, i një autoboti në kompani private, ndërsa autori shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri.

Arbër Kote do të përballet në gjykatë  për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Free Traffic Exchange