Vrasje e dyfishte ne Tirane, babai vret djalin dhe veten - (17 Tetor 2000)

2020-12-23 7

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Vret veten pasi ekzekuton me plumb në kokë, të birin tre vjeçar. Vrasja e dyfishtë ka tronditur familjen Zotaj. 35-vjeçari Vladimir Zotaj, oficer i Gardës së Republikës, ka vrarë sot në drekë, djalin e tij Erisin 3-vjeç, i cili po flinte, me një plumb në kokë. Pak minuta më pas oficeri i gardës qëllon po me një plumb edhe veten po në kokë.

Ngjarja e dhimbshme, ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në bllokun e pallateve pranë Poligrafikut. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar krerët e Gardës së Republikës, komandanti i saj Arben Çuko dhe zëvendësi i tij, si dhe ekspert e policë kriminal të komisariatit 1 në Tiranë. Dy janë pistat kryesore të vrasjes sipas zyrtarëve të policisë. Gardisti e ka vrarë pa dashje të birin, ndërsa po pastronte armën e tij dhe më pas nga dëshpërimi vret dhe veten, ose vrasjen e të birit e ka kryer me dashje në një krizë nervore dhe po me dashje qëllon dhe veten.

Në kohën kur ndodhi vrasja, në shtëpi ka qenë vetëm oficeri i gardës Vladimir Zotaj me dy djemtë 3 dhe 7 vjeçar. Djali që shpëtoi në momentin e tragjedisë, ka qenë në dhomën e pritjes. Më pas në shtëpi ka vajtur dhe gruaja. Krerët e Gardës e përkufizojnë Vladimirin si njeri normal, të sjellshëm e korrekt. Ndërsa për banorët e lagjes, gjithçka është e mistershme, pasi familja Zotaj sapo kishte ardhur në këtë pallat. Ndërkohë që në familjen Zotaj ka pllakosur zija, në policinë e Tiranës, nisën hetimet për të sqaruar këtë krim të dyfishtë, ku viktima mbetën at e bir./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/