Fier - Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, gjatë një interviste për Report Tv hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet. Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën ë tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit. Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes. Sipas prindërve çifti kishte probleme prek kohësh. I ati Bashkim Meta tha se nusja e kërcënonte shpesh me thikë Eltonin si dhe iku mori mbrojtje nga policia në një kohë nuk ishte e kërcënuar dhe djali e trajtonte mirë. "Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.", tha i ati. Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten. " Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel", u shpreh i ati. Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre. "Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them", tha e ëma.