Top News - 114 viktima nga janari deri në gusht/ Aksidentet në Shqipëri

2020-12-23 0

Aksidentet janë në shifra të larta, edhe pse ky vit krahasuar me ata paraardhës ka treguar një nivel të ulët, për shkak se për shumë kohë vendi ishte i mbyllur nga pandemia e covid 19.
Numri i aksidenteve ka shënuar rënie në janar-gusht 2020 në raport me një vit më parë, por fatkeqësisht 114 persona humbën jetën për shkak të tyre. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se drejtimi i mjetit në rrugë mbetet ende problematik ku barra më e madhe bie mbi drejtuesit e mjeteve.
?Në muajin Gusht 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 152 aksidente të ndodhura në muajin Gusht të vitit të kaluar. Në tetëmujorin e vitit 2020 janë regjistruar 765 aksidente rrugore nga 1014 në tetëmujorin e një viti më parë.
Vetëm për muajin gusht 2020, numri i të aksidentuarve, viktima dhe të plagosur është 156 persona nga 230 që ishte një vit më parë. Në total numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2020 është 980 persona nga 1418 persona.
Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Teksa në mbi 90 për qind të rasteve shkak janë shoferët duket se këmbësorët janë ndërgjegjësuar në raport me një vit më parë pasi numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së tyre ka qenë me ulje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksidentet#Albania#TopChannel