Policia vazhdon kontrollet me radar/ Hiqen 47 leje drejtimi, 10 drejtues të arrestuar

2020-12-23 0

Policia vazhdon kontrollet me radar në akset kryesore të vendit. Gjatë orëve të mbrëmjes janë zhvilluar kontrolle me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan -Tiranë.


Policia njofton se janë pezulluar 47 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe alkool gjatë drejtimit të mjeteve. 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar ?për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt?, në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Siguria Rrugore gjatë fundjavës në kryeqytet. Shpejtësia ??mbi normat e lejuara, alkooli ?në timon dhe garat e shpejtësisë, të çojnë vetëm në një destinacion, ?????, ose më akoma me keq, në ?! 47 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtesi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve.
10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar ?per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt?, në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 18 shtator deri në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës dhe gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orën 01:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë kontolleve me radar në rugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 31 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar per gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, dy drejtues motomjetesh dhe dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërê gara ??shpejtësi me njeri-tjetrin, si dhe janë vendosur 51 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksion plotësues dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës si dhe deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin? nën efektin e alkoolit ?, në masën që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.44 mg/l.

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin? në gjendje të dehur???, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.76 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. ?Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet ??, gjatë drejtimit të mjeteve, për nje mjedis social dhe publik me te sigurtë per veten dhe te tjerët.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqi...