Një 33-vjeçar, baba i 2 fëmijëve, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës, në Durrës, pas një konflikti çasti, në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një fabrike këpucësh, në afërsi të xhamisë së 4 minareve në unazën e plazhit.
Viktima Idajet Dulla po kthehej nga puna me automjetin e tij kur është konfliktuar me autorin e dyshuar, një shofer furgoni që transportonte punonjëset e fabrikës që sapo kishin mbaruar turnin. Konflikti ka lindur për përparësinë e kalimit në rrugën e mbingarkuar me automjete. Dhe nuk ishte i pari, por këtë herë sherri është mbyllur me vrasjen e babait të dy fëmijëve të mitur.
Në shtëpinë dykatëshe të familjes Dulla janë çelur dyert e mortit. Fqinjët janë të shokuar për ngjarjen e rëndë dhe thonë se kjo rrugë mbjell veç tension e tashmë dhe vrasje.
?Ka qenë familjar, i rregullt. Jo i zërave të lartë. Asnjë nuk e ka prit që do të ndodhte kjo. Thuhet në portale se ka pasur probleme familjare të mëparshme, po nuk është e vërtetë. Ka qenë konflikt çasti se në rrugë kanë qenë?- tha një fqinj.
Në oraret e mbarimit të turneve në rrugën para këtij subjekti fason krijohet vështirësi në qarkullim dhe shpesh banorët e zonës përplasen me drejtuesit e autobuseve dhe furgoneve që transportojnë punëtorët e fabrikës.
?Kur dalin punëtorët bllokohet rruga. Nëse të bie rasti me kalu ti, kur dalin ato, punëtorët t?i do pengohesh?- shtoi fqinji.
Viktima punonte si shofer në një kompani private karburantesh dhe të shtunën pasdite po kthehej në shtëpi. Menjëherë pas goditjes me thikë të viktimës, autori është larguar nga vendngjarja me furgonin e tij me ngjyrë të bardhë. Kjo është ngjarja e dytë në Durrës brenda dy ditëve ku për një fjalë goje janë vrarë e plagosur disa persona.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel