Rama nga Gjermania: Opozita ta harrojë se do të pengojë procesin - Vizion Plus

2020-12-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama shprehet nga Gjermania se nuk surprizohet nga deklaratat e presidentit Ilir Meta.Kreu i qeverisë theksoi se Parlamenti është legjitim dhe vazhdon punën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor.Po ashtu, ai tha me ironi se: ?Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet?.?Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, e cila ishte krejtësisht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicione si një mundësi dhe krijojnë koalicione parazgjedhore.?Sa i përket propozimit të Damian Gjiknurit për listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se ai i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura. Ndërsa nënvizoi se opozita jashtëparlamentare është e mirëpritur që të japë alternativa, por jo të pengojë procesin.?Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do presim në pafundësi.?