Report TV -Investimet e huaja bien me 92 mln €, eksperti: Të hyjë në ‘lojë’ diplomacia ekonomike

2020-12-23 0

Investimet e huaja ranë me 92 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Përveç krizës së shkaktuar nga pandemia, ndikim dhanë edhe përfundimet e dy projekteve të mëdha TAP dhe Devolli. Ekspertët thonë që është koha të veprojë ?Diplomacia ekonomike? në mënyrë që të kemi investitorë të huaj.

Mbarimi i dy investimeve të mëdha ai i gazsjellësit TAP dhe i kaskadës së Devollit po i kushtojnë tepër buxhetit të shtetit. Vetëm në 6 mujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte u tkurrën me 92 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Klodian Muço ekspert ekonomie thotë se duhet punuar për të zëvendësuar investimet që kanë mbaruar, dhe të përdoren zonat e lira ekonomike në qytete që janë të disavantazhuara dhe po shpopullohen.

Free Traffic Exchange