Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e ?Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore? dhe ?Shpërdorim detyre?. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.