Abuzimi nga roja i shkollës/ Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e abuzimit të 14-vjeçares

2020-12-23 1

Në këtë lagje pak javë me parë, doli në dritë sekreti i abuzimit seksual të një nxënëseje në klasën e nëntë, e moshës 14-vjeçare.


Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria në dosjen që Top Channel disponon, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim. Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:

?I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar?.

Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Abuzimi#TopChannel

Free Traffic Exchange