Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë/ Iliazi, Anifeja dhe Manushaqja: Jetojmë të lumtur së bashku

2020-12-23 18

Ndodhemi në Selishtë të Peshkopisë, pranë familjës së Ilaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8.


?Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. ?, thotë Iliazi.

GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit?

A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.

GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.

GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë?

M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?

I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

GAZETARJA: Si i ndan?

I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera.

GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?

I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.

GAZETARJA: A bëhen xheloze?

I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.

? Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. ?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitte...