TIRANË- Zbritja e forcave speciale në terren si RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka kapur në qytetet e vendit, rruget kryesore dhe ato urbane 21 persona me precedent penal.
Në 73 postoblloqet e vendit janë sekuestruar po ashtu 2 armë zjarri, 12 kg canabis si dhe municione luftarake. Report Tv ka siguruar pamje nga kontrollet e 72 orëve, gjatë ditës e natës dhe rezultatet kanë treguar se në rrugë qarkullojnë nga persona të armatosur e deri tek narkotrafikantët.