http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të shtunë, Partia Demokratike sjell denoncimin e familjeve nga Lezha të cilat presin që institucionet të ndërhyjnë që ata të sistemohen me banesa pas tërmetit të rëndë të vitit të kaluar.Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai shton se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit. Më tej ai shprehet se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t?i zërë brenda. Gjok Kola: Jam Gjokë Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër.Alfrida Marku: Të kanë premtuar që shtëpia do rindërtohet?Gjokë Kola: Po! Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s?di gjë!Alfrida Marku: Si e keni kaluar dimrin?Gjokë Kola: Si kalohet po s?të ma kush, se jena t?u e kalu nëpër çadrat. Si kalohet? Kalohet si dimri.Alfrida Marku: Ju të gjithë, 5 familjarë rrini në çadër?Gjokë Kola: Po 5 familjarë, ec e hy prej frike brenda.Alfrida Marku: Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon?Gjokë Kola: Asnja, se të jetë një, nanën kam?Alfrida Marku: Keni nënën në pension dhe merrni ndihmë ekonomike.Gjokë Kola: 50 mijë lekë, 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s?kam. Këto janë kushtet e mia, s?kam tjetër ça me thanë.