Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj koronavirusit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, ka rikthyer në fuqi udhëzimin fillestar që personat që kanë qenë në kontakt me një individ të infektuar me koronavirusin duhet të testohen. Muajin e kaluar CDC-ja postoi në faqen e saj udhëzime sipas të cilave personat që nuk kishin simptoma, nuk kishin nevojë të bënin analizat. Udhëzimet e gushtit u pasuan me kritika të forta nga ekspertë të shëndetësisë që u shprehën se ishte e paimagjinueshme që agjencia kryesore e shëndetit publik në SHBA kishte bërë një sugjerim të tillë në një kohë kur vendi ndodhet në mes të një pandemie. Tani Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se kushdo që ka qendruar për të paktën 15 minuta në një distancë prej 2 metrash ose më pranë një personi të infektuar duhet të testohet. Në një deklaratë, CDC-ja e cilësoi ndryshimin një ?sqarim? të nevojshëm ?si rezultat i numrit të madh të infektimeve të shkaktuara nga persona pa simptoma ose para se të shfaqin simptomat".Autoritetet e shëndetësisë nuk ofruan shpjegime të qarta për sugjerimin e gushtit. Disa vëzhgues spekuluan se udhëzimi iu imponua CDC-së nga të emëruar politikë brenda administratës Trump.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zyrtaret#Amerikane#TopChannel