Top News - Pas javësh rënie/ SHBA, rastet rriten sërish

2020-12-22 0

Rastet ditore të koronavirusit në shba po rriten përsëri, një tendencë kjo që ekspertët mjeksorë thonë se nuk do të donin ta shikonin në një kohë kur një sezon i komplikuar gripi po afrohet. Mesatarja e rasteve të reja ditore në një javë ishte 39700. Kjo mesatare është rritur dy ditët e shkuara me 13 përqind krahasuar me një javë më parë. E kjo vjen pas disa javësh rënie të rasteve krahasuar me rritjen e verës pavarësisht se mbetet nën mesataren e pikut prej 67300 rastesh në ditë.
Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit thonë se ata druajnë se shifrat janë ende shumë të larta për të parandaluar rritje të mëdha në vjeshtë, në një kohë kur moti më i ftohtë mbledh gjithnjë e më shumë njerëz në ambjente të mbyllura, duke rritur rrezikun e përhapjes së covid 19 dhe gripit njëkohësisht. Ne ? thonë ata ? duam të shohim një rritje domethënëse të vaksinimit për gripin në hemisferën veriore, vecanërisht këtë vit sepse duke penguar gripin do të ndihmonim popullatat më vulnerabël. Për ekspertët e shëndetësisë, përplasja e covid 19 me sezonin e gripit mund të dëmtojë kapacitetet e sistemit shëndetësor duke patur parasysh se në kohë normale, shumë amerikanë shtrohen në spitale me grip. Doktor Antoni Fauci, drejtor i institutit kombëtar të alergjive dhe sëmundjeve infektive, drejtoi gishtin nga hemisfera jugore, ku është fund dimri, e ku australia ka kaluar një sezon thuajse jo ekzistent gripi. Një studim i ri i publikuar së fundmi sugjeron edhe se masat e marra kundër covid 19, si distancimi social dhe puna në distancë, mund të cojnë në një sezon gripi të lehtë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel