Një familje me 7 anëtarë rrezikohej të përmbytej nga një defekt i Ujësjellësit të Tiranës. Prej 7 ditësh, ata kishin shkuar në disa zyra të UKT, por pa iu zgjidhur problemi. Familja Selimi kontaktoi me emisionin "Fiks Fare", duke kërkuar ndihmë. Dhe, brenda 30 minutash, gazetarët e emisionit investigativ zgjidhën problemin. Mimoza Selimi tha se shkak i përmbytjes ishte prishja e një puset uji e komshiut. "Shtëpia është bërë det, na rrjedh gjithë ai ujë. Ky është ujë i pijshëm. Prit se po vijnë, asnjëri. Na thanë do ta dërgojnë, do e dërgojnë, po hiç. Se çan kokën njeri, ç'të bëjmë. Ky ujë rrezikon thelemin e shtëpisë. Ne jemi 7 vetë në këtë shtëpi, kjo dy pëllëmbë themel ka, janë me qerpiçë" tha ajo, duke pohuar se ujë s'ka 24 orë, por 3 herë në ditë. "Tani na buron 24 orë" thotë ajo. Pas ankesës, gazetarët telefonojnë inxhinieri, i cili premton se nesër do të zgjidhet problemi. ?Nesër e ke të rregulluar?, thotë disa herë, ndërsa pohon se nuk mund ta rregullojë menjëherë problemin, pasi është me një defekt tjetër. Pyetjes së familja kishte një javë pa zgjidhje, ai tha se vetëm 24 orë më parë ishte njoftuar. Pas këtij premtimi, gazetarët shkojnë të nesërmen në mëngjes, për të parë nëse është rregulluar apo jo problemi. Defekti ishte riparuar. Djali i zonjës thotë se defekti u rregullua 30 minuta pasi grupi i xhirimit të Fiks Fare ishte larguar nga shtëpia në fjalë. Fatmirësisht, në oborr nuk kishte ujë, as burime. "Faleminderit Fiks Fare! 1 javë sorollatje dhe fiksi e zgjidhi për 30 minuta. Faleminderit" tha ai.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel