Top News - Pasuria e ‘xhihadistëve’/ OFL, 4 të dënuar për terrorizëm

2020-12-22 0

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar katër personave te denuar per terrorizem kërkesë për deklarimin e burimeve të pasurisë. Bëhet fjalë për Astrit Tolën, Orion Reçin, Shkëlzen Dumanin dhe Saimir Alimehmetin.

Këta shtetas janë emra jo pak të dëgjuar për opinion publik dhe drejtësinë, pasi njihen ndryshe si ?xhihadistët shqiptarë?. Astrit Tola, Orion Reçi, Shkëlzen Dumani dhe Saimir Alimehmeti janë të dënuar për lidhjet e tyre me terrorizimin dhe rekrutimin e personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste.

Konkretisht, Astrit Tola i dënuar për veprat penale ?Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste?, kryer në bashkëpunim dhe ?Nxitja e urrejtjes ose grindjeve?, kryer në bashkëpunim;

Orion Reçi, i dënuar për veprat penale ?Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit?, kryer në bashkëpunim, ?Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste?, kryer në bashkëpunim dhe ?Nxitja e urrejtjes ose grindjeve?, kryer në bashkëpunim;

Në sitën e OFL-së edhe Shkëlzen Dumani, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ?Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste?, ?Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste? dhe ?Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve?;

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel