#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për RTV Ora, përballë gazetares Besmira Pelushaj, sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso ka komentuar ngjarjet e orëve të fundit: amendamentin e PS, bojkotin e Këshillit Politik nga Opozita e Bashkuar dhe kërkesën e kësaj të fundit për të kërkuar ekspertizën e OSBE-ODIHR.
Sipas Kasos, në një kohë kur procesi zgjedhor ka nisur që me dekretimin e datës nga presidenti, mazhoranca po tenton në mënyrë të njëanshme të ndryshojë rregullat e lojës.
?Do ti drejtoheshim faktorit ndërkombëtar, ODIHR-it, siç parashikonte marrëveshja e 14 jaanarit, e firmosur nga palët. Është marrëveshja që ka ulur palët në tryezë. Kur palët të mos binin dakord duhej të thirrej për ekspertizë ODIHR. Ka ndihmuar palët, siç ka qenë edhe kuota gjinore. Duke qenë se qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta, në bazë të paragrafit 2 të Marrëveshjes së 14 janarit, do të thirrej ekspertiza e ndërkombëtarëve.
Mazhoranca vetë e kanë thirrur e vetë e ia kanë dëgjuar këshillat, pse nuk e duan tani? Kur jemi vetëm 4 muaj larg regjistrimit të partive dhe koalicioneve në KQZ, pse mazhoranca ka imponuar ndryshime të njëaanshme në Kushtetutë dhe ka nisur një aventurë në një kohë që procesi zgjedhor ka filluar??, tha Kaso.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mosdakordesia-per-reformen-zgjedhore-kaso-ja-pse-kerkojme-ekspertizen-e-odihr/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv