Meta: “Grushti i shtetit do të shtypet nga ai i popullit” - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta ju rikthye paralajmërimeve dhe gjuhës së ashpër ndaj mazhorancës. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit deklaroi se nuk duhet të ketë asnjë devijim nga marrëveshja e 5 qershorit e nënshkruar mes palëve për reformën zgjedhore. Sipas tij, nëse bëhet diçka e tillë, do të thotë se kemi të bëjmë me një grusht shteti. Por Meta paralajmëroi se në këtë rast populli do të ngrihet për të goditur grushtin e shtetit.?Për mua ka vetëm një gjë rëndësi, zgjedhje të lira dhe të ndershme. E ardhmja larg kësaj çmendurie që i ka varfëruar, lodhur, polarizuar, përçarë dhe larguar kaq shumë shqiptarët nga vendi. Unë i ftoj të gjithë aktorët politikë t?i qëndrojnë marrëveshjes së arritur të 5 qershorit, të mos devijohet në asnjë milimetër nga ajo marëveshje. Të mos përdorin gjoja sebepin për lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që është e gatshme për hapjen e listave 100% dhe mendoj se është në dinjitetin e të gjithëve që ta bëjnë këtë. Nëse mazhoranva nuk dëshiron të hapë listat për vete, le t?i bëjë të mbyllura, por nuk ka pse të pengojë forcat e tjera. Nëse do të kemi një shkelje të njëanshme siç është vepruuar edhe me ndryshimet kushtetuese, është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit. Është më i madh grushti i popullit se grushti i shtetit.? Edhe një herë, Ilir Meta përsëriti se Presidenca do të mbrojë deri në 24 korrik të 2022 Kushtetutën.

Free Traffic Exchange