“Los Blancos” dëshmoi fuqinë e grupeve kriminale shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-17 30

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për pesë vite me radhë, trafikantët shqiptarë ngritën në këmbë strukturat e zbatimit të ligjit në dhjetë shtete, një bashkëpunim që përfundoi me goditjen e kompanisë ?BELLO?, rrjeti më aktiv i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.Duke dhënë detaje nga hetimet, EUROPOL e quan një model të sofistikuar biznesi, mënyrën se si bosët shqiptarë të drogës, ia dolën të marrin në dorë zinxhirin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa kontinente.?Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, një shtetas shqiptar 40-vjeçar me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë e Shqipëri, organizuan shpërndarjen. Kriminelët pastruan të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem nëntokësor të dërgesave alternative me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch?ien. Rrjeti besohet të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.?Edhe Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho ka dhënë detaje nga superoperacioni që çoi në arrestimin e 104 personave. De Raho shprehet se organizatat kriminale shqiptare nuk duhen nënvlerësuar.?Operacioni Los Blancos demonstron se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ?kupole?, nga e cila vinin direktivat strategjike?Sipas prokurorit De Raho, karremi kryesor për zbulimin e rrjetit ka qënë pikërisht marka ?Bello?, e stampuar në pakot e kokainës, si një garanci e cilësisë së produktit.

Free Traffic Exchange