Speciale per Himaren, historia e qytetit te Himares - (15 Tetor 2000)

2020-12-17 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo është Himara e ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptarë. Ajo ka qenë gjithmonë qendër e një zone, që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe labërinë e Kurveleshit. Himara përmendet që në kohët e lashta, por historia moderne, duket se fillon në vitin 1199, ku në qytet u vendos sundimi i venedikasve. Fqinjët tanë verior nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII, zona e Himarës u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Zona e Himarës ka qenë gjithmonë një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht më origjinë nga ajo që njihet si zona e Labërisë. Fatkeqësisht mungesa e rrugëve dhe zonat malore, krijojë vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendshme të vendit. Duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë, e kryesisht me Korfuzin, si pasojë e këtyre lidhjeve sollën në qytet edhe gjuhën greke, por duke ruajtur këngët dhe vajet që gjithmonë i thonë në shqip.

Në Mars të vitit 1914, një bregdetas i shkolluar në Greqi, i quajtur Spiro Sipiromilo, shpalli autonominë e Himarës, një akt politik i mbështetur nga bajonetat e ushtrisë greke, që kishte zbarkuar atje. Por kjo autonomi u kundërshtua dhe nuk u njoh kurrë nga forcat nacionaliste vendase. Më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqësinë e saj në Vlorë.

Pavarësisht nga politizimi që iu dha zgjedhjeve në Himarë këto ditë, fatin e këtij qyteti historikisht pjesë e Shqipërisë nuk mund ta përcaktojë politika./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/