Mbledhja e Këshillit Politik është pezulluar momentalisht pasi opozita e bashkuar ka bojkotuar takimin.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata nuk kanë pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur në këshill nga ana e mazhorancës.
Përfaqësuesit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në deklaratë për mediat thanë se dorëzuan kërkesën për ekspertizën e ODIHR ndaj presin përgjigjen e Gjiknurit. Vetëm atëherë do të rikthehen sërish në takim. Gjithashtu Bylykbashi tha se PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit.